Reali kërkon rekordin e radhës, Dortmund për trofeun e dytë europian

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 13:41 | Futboll

Reali kërkon rekordin e radhës, Dortmund për trofeun e dytë

Këtë të shtunë, e gjithë vëmendja është në Londër në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Uefa Champions League.  

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të përballen në stadiumin e “Wembley”, në atë që konsiderohet dhe finalja më e rëndësishme e sezonit.

Rekordmenët e Realit duan të bëjnë për vete Kupën e 15-të europiane, ndërsa gjermanët e Terzic kërkojnë të dytin trofe në arenën ndërkombëtare.

Verdhezinjtë nuk kanë një histori të mirë, në Wembli pasi 11 vite më parë humbën në finalen e Champions League përballë rivalëve të përjetshëm të Bayernit, ndërsa Real Madrid nuk ka luajtur kurrë një finale në Uembli.

Pavarësisht historisë, pritet të jetë një ndeshje me shumë emocione ku në fund të 90 minutave apo më shumë do të vendoset se cila skuadër do të bëjë për vete trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Takimi do të luhet të shtunën në orën 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos