Kampion me Juventusin, trajneri i njohur italian “joshet” nga klubi grek

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 16:56 | Futboll

Kampion me Juventusin, trajneri i njohur italian “joshet” nga klubi

I papunë që prej marsit kur u largua nga Lacio, por Maurizio Sarri mund të kthehet shumë shpejt në pankinë dhe klubi që kërkon shërbimet e tij është një befasi e vërtetë.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, tekniku i njohur italian mund të jetë duke bërë valixhet gati për të zbarkuar në Greqi.

Nuk bëhet fjalë për pushimet e verës, por për të marrë drejtimin e Panathinaikos që i ka paraqitur Sarrit një ofertë të çmendur prej 4.5 milionë eurosh.

Tekniku italian ka kërkuar kohë për të dhënë përgjigjen e tij, ndërsa zërat flasin për një kontratë trevjeçare me klubin athiniot.

Trajnimi i klubit grek do të ishte në fakt një hap pas për Sarrin që ka drejtuar më parë Empolin, Napolin dhe Juventusin në Seria A, me të ciët fitoi dhe kampionatin në 2020. Ai po ashtu drejtoi Chelsea-n, me të cilët fitoi Europa League në 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos