Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 21:10 | Futboll

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në “Elbasan Arena” me shifrat 0-0.

Rastet ishin të shumta nga të dyja krahët, por asnjëri prej ekipeve s’e gjeti rrugën e rrjetës, shkruan A2.

Ndeshja ishte e pazakontë, pasi Egnatia nuk kishte staf teknik dhe në stol ndodhej vetëm doktori Ervin Karafili dhe përgatitësi atletik Andri Babaj, për shkak të dënimeve nga Komisioni i Disiplinës javën e kaluar.

Në këtë ndeshje u dhanë edhe 2 kartonë të kuq që në pjesën e parë.

Si fillim u ndëshkua Boye i Elbasanit, në minutën e 7-të. Ndërsa 22 minuta më vonë, u ndëshkua Ruçi i Egnatias.

Pas këtij barazimi, Elbasani merr vendin e parë me 53 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, por shkodranët kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë, rrogozhinasit mbeten në vendin e tretë me 51 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos