Play Off i Botërorit, pas Manajt, edhe Daku mungon për duelin me Poloninë

Nga Dea Kozma
20 Mars 2026, 11:27 | Futboll

Play Off i Botërorit, pas Manajt, edhe Daku mungon për duelin me

Lajme jo të mira në prag të ndeshjes me Poloninë. Pas Rei Manaj dhe Mirlind Daku pritet të jetë një mungesë e sigurt për trajnerin Silvinjo për ndeshjet e play Off-it të Botërorit.

Siç raportohet nga mediat ruse, sulmuesi i Rubin Kazanit do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë më 26 mars për shkak se ende nuk është gati për tu rikthye ne fushë pas dëmtimit që e mbajti larg fushës thuajse 2 muaj.
 
28-vjeçari nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe për pasojë nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje.
Edhe pse për shtatlartin kishte sinjale pozitive së do te jetë mes emrave të përzgjedhur në listën e trajnerit brazilian, kjo dhe për shkak se shqiptari kishte nisur stërvitjen me grupin por në ditët e fundit, shqetësimet janë ndjerë sërish.

Sikur të mos mjaftonte Rei Manaj, mungesa e Dakut konsiderohet një tjetër goditje e madhe për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho që duhet të bëjë llogaritë pa dy prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Sipas informacioneve, Mirlind Daku pritet të rikthehet në fushë vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve gjithmonë nëse rikuperimi i tij shkon sipas planit. Kombëtarja shqiptare do të nis zyrtarisht përgatitjet të hënën për ndeshjen me Poloninë, sfida e vlefshme për Play Off-in, e programuar të luhet ne 26 mars në Varshavë në orën 20:45.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos