
Napoli arriti fitoren e katërt radhazi në Serinë A, duke mundur në transfertë 1-0 Cagliarin.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi McTomminay, në minutën e dytë, shkruan A2.
Napoli arriti ta menaxhojë ndeshjen pa probleme, ndërsa Cagliari nuk regjistroi asnjë goditje në portë.
Ky rezultat e ngjit Napolin në vendin e dytë, gjashtë pikë pas kryesuesve të Interit, me një ndeshje më shumë se zikaltërit. (A2 Televizion)