Dy klube gjermane në ndjekje të Armando Brojës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 18:21 | Futboll

Dy klube gjermane në ndjekje të Armando Brojës

E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa interesimi nga Bundesliga është rritur ndjeshëm për sulmuesin shqiptar.

Sipas The Athletic, RB Leipzig dhe Stuttgart po ndjekin nga afër situatën e Brojës, duke e konsideruar si një opsion konkret për repartin ofensiv.

Leipzig mund të përballet me largimin e Benjamin Sesko dhe Xavi Simons këtë verë, dhe Broja shihet si një alternativë premtuese për t’i zëvendësuar. Ndërkohë, Stuttgart – që sezonin e ardhshëm do të garojë në Europa League – është në kërkim të përforcimeve pas refuzimit të një oferte nga Bayern për Nick Woltemade.

Gjatë sezonit të kaluar, Broja ishte i huazuar te Everton, por dëmtimet e kufizuan ndjeshëm, duke luajtur vetëm 332 minuta në 10 ndeshje pa shënuar gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos