Zyrtare/ Luka Modric firmos me Milanin për një sezon

Nga Dea Kozma
15 Korrik 2025, 14:37 | Futboll

Zyrtare/ Luka Modric firmos me Milanin për një sezon

Pas një pritjeje të gjatë, tani çdo gjë është zyrtare. Luka Modric ka firmosur kontratën me Milanin dhe vishet kuqezi të paktën për një sezon.

Edhe pse marrëveshja ishte arritur prej kohësh, legjenda e futbollit kroat priti deri në përfundimin e Kupës se Botës për Klube me Real Madridin, për të finalizuar këtë transferim, shkruan A2.

Pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, Modric mbërriti në Casa Milan për të firmosur kontratën.

Ai do mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 14, që sezonin e kaluar e kishte Reijnders.

Milani bëhet klubi i katërt në karrierën e Modric pas Dinamo Zagreb, Tottenham  dhe Real Madrid.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos