“E pabesueshme”, Leo Messi reagon për golin e anuluar pas 2 orësh

Nga A2 CNN
25 Korrik 2024, 13:23 | Futboll

“E pabesueshme”, Leo Messi reagon për golin e anuluar pas 2

Pas ngjarjes së çuditshme dhe aspak të zakontë, reagim kishte dhe nga ylli argjentinas, Leo Messi që bëri një postim në rrjetet e tij sociale.

8 here fituesi i topit te arte e ka cilësuar golin e anuluar pas 2 orësh si diçka aspak normale ne futboll. Me anë të një postimi ne faqen zyrtare ai shkruan “ E pabesueshme''.

Në anën tjetër, trajneri Javier Mascherano deklaroi pas ndeshjes se “ky është cirku më i madh që kam parë në jetën time”. Argjentina humbi 2-1 ndaj Marokut në ndeshjen e parë në grup ndërsa takimin  tjetër, albiçelestet do ta luajnë përballë Irakut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos