E pabesueshme në Angli, pas Liverpool edhe Arsenal “i shtron” City-t rrugën drejt titullit

Nga A2 CNN
14 Prill 2024, 20:42 | Futboll

E pabesueshme në Angli, pas Liverpool edhe Arsenal “i shtron”

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Premier League angleze. Kur kemi hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit, pas humbjes së Liverpool në Anfield përballë Crystal Palace, edhe Arsenal ka dështuar të fitojë në Emirates.

Bardhekuqtë e Artetës njëjtë si djemtë e Klop “i kanë shtruar” Manchester City-t rrugën drejt titullit kampion, pasi janë mposhtur me rezultatin 0-2 nga Aston Villa.

Bailey dhe Watkins shënuan shumë vonë, në minutat ’84 dhe ’87, për ti dhënë fitoren Villa-s dhe për të mbajtur rrjedhimisht skuadrën e Pep Guardiolës në krye të tabelës.

Topçinjtë mbeten së bashku me Liverpoolin në kuotën e 71 pikëve, ndërsa Zity kryeson me dy më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos