E pabesueshme çfarë ka ndodhur këtë pasdite në Anfield Road. Një gol i ka mjaftuar londinezëve të Crystal Palace për të venitur ëndrrën e Jurgen Klop dhe Liverpool për të fituar titullin kampion.
“The Reds” zbresin në vendin e dytë, me City-n në krye që pret rezultatin e sfidës tjetër, Arsenal-Aston Villa.
Pas humbjes ndaj Atalantës në Europa League, skuadra e Klopp pësoi një tjetër disfatë, me Eze që i dha një goditje të fortë shpresave të tyre me golin vendimtar të sfidës, shënuar që në minutën e 14-të.
Gjasat janë që këto dy humbje radhazi, të mund ta bëjnë Klopp që të mbyllë rrugëtimin e tij në pankinën e Liverpool me “vetëm” kupën Carabao si trofe. (A2 Televizion)