Goli i 10 në La Liga, Uzuni gjen rrjetën përballë Alaves

Nga A2 CNN
14 Prill 2024, 16:43 | Futboll

Goli i 10 në La Liga, Uzuni gjen rrjetën përballë Alaves

10 gola për Myrto Uzunin në të parin sezon të sulmuesit beratas në La Liga.

Edhe pse Granada e tij ka shuar shpresat për mbijetesë pasi ndodhet shumë larg zonës së shpëtimit, Uzuni shënoi golin e radhës personal përballë Alaves, në minutën e ‘9 të sfidës.

Sulmuesi kuqezi goditi saktë topin nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës andaluziane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos