“E prisja shumë që Broja të zgjohej”! Modelja Greis Grabova zbulon dhuratën nga Rey Manaj

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 23:01 | Futboll

Modelja Greis Grabova, në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN, foli për Armando Brojën dhe zbuloi dhuratën që ka marrë nga Rey Manaj.

“Kombëtaren e kam ndjekur. Shumë emocion i madh goli i Manajt në ndeshjen me Serbinë. Po gjithashtu dhe rizgjimi i Armando Brojës, që e kanë pritur shumë tifozë dhe unë vetë e kam pritur që Armando Brojë të zgjohej nga gjumi”, tha Grabova.

Sa i përket dhuratës nga Manaj, modelja tregoi: “Manaj në fakt ia bëri dhuratë menaxherit tim, kur unë punoja në një vend në jug dhe ai ma ka bërë dhuratë mua. E kam veshur shumë herë kur ka luajtur Kombëtarja dhe kur ka bërë golin në Beograd e kisha me ndeshjen me Serbinë. E kam veshur atë ditë dhe besoj se i kam sjellur fat”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos