Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 15:31 | Aktualitet

Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka vizituar Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo të Bullgarisë, ku ka vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit të Aleancës. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shprehet se toga shqiptare luan një rol aktiv dhe kontribuon përtej detyrave të saj të paracaktuara.

Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull

“Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar”, shkruan Vengu krahas fotove nga vizita.

Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull

Sipas tij “kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës”.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet e gatshme të rrisë më tej prezencën dhe kontributin e saj në misionet e Aleancës, aty ku nevoja e kërkon.

Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull

“Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë”.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos