Mjeti përplas biçikletën, një i plagosur në aksin Qafë Plloçë-Pogradec

Nga Artin Halili
27 Dhjetor 2025, 18:51 | Kronikë

Mjeti përplas biçikletën, një i plagosur në aksin

Aksident në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, pranë fshatit Buçimas.

Një mjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë, shkruan A2.

Mësohet se i dëmtuari, që lëvizte me biçikletë, është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Mësohet se i dëmtuari ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, çka ka sjellë manovrim të gabuar të biçikletës duke shkaktuar edhe aksidentin.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos