Edon Zhegrova feston golin me shqiponjë, i bashkohet edhe francezi Kolo Muani

Nga Dea Kozma
22 Nëntor 2026, 17:47 | Futboll

Edon Zhegrova feston golin me shqiponjë, i bashkohet edhe francezi Kolo

Një fitore bindëse e Juventusit, por momenti që tërhoqi vëmendjen ishte festa me shqiponjë! Bardhezinjtë mposhtën Venezian me rezultatin 4-0 në javën e 12-të të Serisë A, në një ndeshje ku Edon Zhegrova ishte protagonist me asist.

Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Luciano Spallettit shpërtheu në fraksionin e dytë. Eoltemade zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa Koopmeiners dyfishoi shifrat gjashtë minuta më vonë. Në të 65-ën, ishte radha e Zhegrovës të linte gjurmën e tij, me një krosim perfekt që Juan Cabal e shndërroi në gol me kokë, shkruan A2.

Por, festa më e veçantë erdhi në minutën e 71-të. Kolo Muani fitoi dhe shndërroi në gol një penallti, duke vulosur rezultatin 4-0. Më pas, sulmuesi francez iu bashkua Edon Zhegrovës për të festuar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Një gjest që bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa Zhegrova konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën torineze, duke luajtur 90 minuta dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në dy gola të Juventusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos