Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” ka tashmë një datë zyrtare. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ceremonia prestigjioze, e cila nderon protagonistët e futbollit shqiptar, të zhvillohet më 11 janar 2027.
Njw event që do të mbledhë së bashku emrat më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, shkruan A2.
Për të tretin vit radhazi, mbrëmja do të drejtohet nga Ardit Gjebrea, i cili do të jetë edhe producenti artistik, ndërsa në krah të tij do të jetë moderatorja Lenida Halilaj.
Në këtë ceremoni pritet të ndahen çmime për më të spikaturit e vitit, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te kurorëzimi i futbollistit më të mirë të vitit 2026. (A2 Televizion)