Kupa e Shqipërisë njohu këtë mesjavë çiftet e fazës së 1/8-ave dhe shorti premtoi emocione që në këtë raund.
Tetë përballje në garën për trofeun, por vëmendjen kryesore e marrin dy duele me peshë të veçantë: Partizani-Skënderbeu dhe Tirana-Laçi.
Të kuqtë do të përballen me korçarët në një duel mes dy skuadrave me histori dhe ambicie në futbollin shqiptar. Ndërkohë, Tirana do të ketë përballë Laçin, një tjetër kundërshtar që premton një sfidë të fortë dhe të luftuar, shkruan A2.
Tetë çifte, vetëm një objektiv: të sigurojnë kualifikimin dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut të Kupës së Shqipërisë.
Një garë ku çdo ndeshje është një hap më pranë finales dhe ku surprizat mbeten gjithmonë pjesë e historisë së Kupës. (A2 Televizion)