
Çatia e spitalit të Pukës është shkatërruar për shkak të erës së fortë dhe një pjesë e saj ka përfunduar mbi një ambulancë, raporton A2 CNN.

Pjesë të tjera druri dhe llamarine nga çatia shihen të shpërndara në oborrin e spitalit.

Incidenti i të hënës është shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet. Edhe dy vite më parë, çatia e spitalit ishte dëmtuar për shkak të reshjeve të shumta dhe erës së fortë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )