Mbyllet java e 12-të e Superligës, Vora dhe Tirana “në paqe”, barazimi nuk i shërben ekipeve

Nga Dea Kozma
23 Nëntor 2026, 12:08 | Sport

Të dielën u mbyll dhe java e 12 e Kategorisë Superiore me sfidën e fundit në Vorë. Asnjëra skuadër nuk arriti të marrë maksimumin në përballjen mes Vorës dhe Tiranës.

Dueli u mbyll në barazim pa gola, 0-0, një rezultat që nuk i shërben plotësisht asnjërës në objektivat e kampionatit. Takimi pati raste në të dyja portat.

Tirana iu afrua avantazhit në pjesën e parë, me Hazrollajn që shpërdoroi një mundësi të artë pas pasimit të Xhixhës, ndërsa në minutën e 25-të sulmuesi bardheblu provoi edhe me një goditje që kaloi pranë kuadratit.

Vora u kundërpërgjigj me Vrapin dhe Frrokun, por Bekaj u tregua i vëmendshëm. Në minutat e fundit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por rrjetat mbetën të paprekura.

Kështu, Vora dhe Tirana ndajnë nga një pikë, në një duel ku rastet nuk munguan, por efikasiteti po. Pas javës së 12, Tirana është në kuotën e 16 pikëve, në vendin e gjashtë ndërsa Vora me 13 pikë shkon në vendin e tetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos