Egnatia ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra nga Rrogozhina mundi 0-1 Erzenin, në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave”.
Golin e fitores e shënoi Zejnullai, në minutën e 55-të.
Në fund, Egnatia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangajt, por 9 minutat shtesë nuk prodhuan asnjë ndryshim rezultati.
Me këtë fitore, Egnatia është në vendin e parë me 26 pikë, por ka luajtur dy ndeshje më shumë se Partizani ndjekës. (A2 Televizion)