All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Çështja" Broja, Pochettino “asist” Sylvinhos dhe kombëtares kuqezi

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 17:27 | Futboll
"Çështja" Broja, Pochettino “asist” Sylvinhos
All - Paragraf - 1

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll si kokë e Grupit E do të kërkojë të vulosë kualifikimi  në Euro2024, më 17 nëntor në Kishinau përballë Moldavisë.

Trajneri Sylvinho pritet të ketë të plotë grupin e legjionarëve të cilëve u ka besuar në këto kualifikuese, por ajo çka i shqetëson tifozët kuqezi është gjendja e Armando Brojës.

All - Paragraf - 3

Ylli Chelsea braktisi grumbullimin në tetor duke mos arritur të zbresë në fushë në sfidën vendimtare me Çekinë, e as në miqësoren me Bullgarinë.

Dyshime pati për krisje me Sylvinhon, por e vërteta e hidhur ishte se Broja ndiente sërish dhimbje dhe stafi mjekësor i kombëtares së bashku me ata të Chelsea e kanë ruajtur sulmuesin, edhe nga frika e dëmtimit horror që zgjati mbi 9 muaj.

Edhe pse ia doli të rikthehej në fushë pas këputjes së ligamentit, Broja ka vuajtur sërish një ngërç në gjurin e tij dhe ka qenë i padisponueshëm në tre ndeshjet e fundit për Mauricio Pochettinon.

All - Paragraf - 6

Por tekniku argjentinas në konferencën për mediat, në prag të sfidës që Chelsea do të luajë përballë Tottenham Hotspur në Premier League të hënën, ka dhënë shpresë për rikthimin e sulmuesit.

Ai u shpreh se ka gjasa që 22-vjeçari të jetë në gjendje të luajë një pjesë në derbin e Londrës dhe të ofrojë mbështetje për Nicolas Jackson në fazën ofensive.

“Sot ne po flisnim dhe ndoshta ai do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol për të hënën. Ai po stërvitej sot dhe është stërvitur në ditët e fundit duke bërë mirë. Shpresoj që ai të mund të përfshihet në lojë, por ende nuk është konfirmuar”, tha argjentinasi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos