Tensionet nuk munguan dhe në ndeshjen Marsaxlokk-Partizani. Pas fërshëllimës finale të arbitrit, portieri serb i maltezëve, Marko Drobnjak provokoi tifozët dhe lojtarët e Partizanit duke thënë “Kosova është Serbi”.
Jo vetëm kaq, por skandali i tij vijoji duke bëre edhe shenjën e tri gishtave, simbolikë kjo nacionaliste serbe, e përdorur kundër shqiptarëve.
Eliminimi nga arena europiane ka bërë që portieri i maltezëve të humb toruan dhe tani radha është e Komisionit të Disiplinës nga UEFA të vendos për dënimin që do ti japi serbit Drobnjak.. (A2 Televizion)