Egnatia i kthehet fitores me goleadë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 18:39 | Futboll

Egnatia i kthehet fitores me goleadë

Egnatia ka fituar bindshëm ndaj Bylisit dhe ka lënë pas krahëve humbjen e mesjavës ndaj Vllaznisë.

Rrogozhinasit kanë mundur 4-0 Bylisin, në një ndeshje ku treguan potencialin e kampionëve në fuqi.

Dueli ishte i hapur me raste në të dy portat, derisa vendasit gjetën golin e parë me Ahmetajn. Nga ai moment, thuajse u luajt gjithmonë me një portë dhe erdhën me radhë breshëria e golave të tjerë me anë të Xhemajlit, përsëri Ahmetajt e në fund Ndrecës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos