Java e pestë e Kategorisë Superiore rezervon ndeshje interesante që do të luhen mes të dielës dhe të hënës. Kampionët e Egnatias presin në Rrogozhinë Bylisin me synimin për t'u rikthyer sa më shpejt te fitorja.
Pas disfatës me Vllazninë një javë më parë, tani ekipi i Tetovës, ka vetëm një qëllim 3 pikë nga Bylisit. Ndërkohë shkodranët udhëtojnë në Durrës përballë Teutës. Djemtë e Edi Martinit vijnë me moralin e lartë pas asaj përmbysje që i bënë Skënderbeut në Korçë, shkruan A2 CNN. Kuqeblutë vuajnë ende mungesën e Ildi Grudës dhe Amir Kahrimanoviç ndërsa Tekniku Martin i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Takimi Teuta-Vlllaznia do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin Niko Dovana.
Edhe e hëna garanton emocione dhe përballje të forta. Tirana rikthehet në Arenën Kombëtare, ku do të presë Elbasanin, të hënën në orën 19:00. Bardheblutë me vetëm 4 pikë pas 4 javësh, kanë vetëm një synim, fitoren ndaj Elbasanit.
Nga ana tjetër tigrat i njohin mirë bardheblutë me Lulaj, Hila dhe Hasani, tre ish lojtarë të Tiranës, Elbasani kërkon vazhdimësi me rezultatet pozitive, shkruan A2 CNN. Tirana tre takimet e ardhshme do ti luajë në kryeqytet, ndaj Elbasanit këtë javë, derbin me Partizanin pritës javën tjetër dhe Skënderbeun për të mbyllur muajin shtator në shtëpi dhe në këto 3 sfida Tirana e Bledi Shkëmbit synon të bëjë përmbysjen e situatës edhe pse detyra do të jetë mjaft e vështirë.
Në orën 16:00 Partizani luan me Laçin në një transfertë të vështirë që e i ka hapur jo pak probleme skuadrave të mëdha ndërsa në orën 19:00 Dinamo pret Skënderbeun në shtëpi.
(A2 Televizion)