Rey Manaj ka gjetur golin e parë me klubin e tij Sivasspor, për sezonin e ri, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka shënuar ndaj Gaziantep.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kthyer baraspeshën falë një goditje me kokë në minutën e 37’, shkruan A2.
Manaj ishte një nga golashënuesit më të mirë sezonin e shkuar në Turqi, teksa është për të parë nëse do të përsëris të njëjtën gjë edhe këtë vit. (A2 Televizion)