Egnatia nis "arratisjen" në krye, Vllaznia mposht Partizanin

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 18:36 | Futboll

Egnatia nis "arratisjen" në krye, Vllaznia mposht Partizanin

Egnatia ka mposhtur Dinamon 2-0 me golat e Lushkjes dhe Ujkës në pjesën e parë, duke nisur shkëputjen në kryesimin e renditjes së kampionatit.

Egnatia ka grumbulluar 52 pikë, 3 më tepër se Vllaznia e vendit të dytë dhe 5 më shumë se Dinamo.

Pikërisht Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Partizanit, një rivali direkt në luftën për “Final Four”. Shkodranët mundën të kuqtë me shifrat 2-0, në ndeshjen e luajtur në "Loro Boriçi", shkruan A2.

Vendasit gjetën rrjetën në pjesën e dytë me Grudën, i cili shfrytëzoi gabimin e Qirkos. Në fund, goli i Bajramit dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e vendasve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos