VIDEO/ Djali i legjendës së Arsenalit shënon golin e denjë për çmimin “Puskas”

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 14:10 | Futboll

VIDEO/ Djali i legjendës së Arsenalit shënon golin e denjë

Djali i legjendës së Arsenalit, Paul Merson, bëri krenar babain e tij me një gol të jashtëzakonshëm. Sam Merson, 29 vjeç, që luan për Hanworth Villa në kategorinë e 15-të të futbollit anglez, realizoi një gol që do të mbetet në kujtesën e tifozëve.

Në ndeshjen ndaj Farnham Town, Sam bëri një lëvizje të pabesueshme. Ai arriti të ulë topin me këmben e majtë dhe pa rënë në tokë lëshon një goditje të jashtëzakonshme me të djathtën, e cila përfundoi në rrjetë nga një distancë e konsiderueshme.

Babai i tij, Paul Merson, nuk ngurroi të komentonte: "Çfarë goli, jashtëzakonisht i mrekullueshëm." Një fans e cilësoi si një "goditje të magjisë së babait", duke treguar se talenti i Samit është i trashëguar nga legjenda e futbollit.

Paul Merson shënoi 157 gola në karrierën e tij, por me siguri asnjëri prej tyre nuk është i këtij niveli që realizoi djali i tij.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos