Egnatia rimerr kryesimin e kampionatit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 17:49 | Futboll

Egnatia rimerr kryesimin e kampionatit

Egnatia fitoi në transfertë ndaj Laçit 2-0, me dy gola që u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Edison Ndreca  i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 48, ndërsa në minutën e 79, Isgandarli vendosi në kasafortë suksesin.

Pas kësaj fitoreje, rrogozhinasit rikthehen në krye të renditjes, me 30 pikë, ndërsa Laçi është në vendin e tetë, me 16 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu shpërdoroi një avantazh të dyfishtë ndaj Kukësit. Në ndeshjen e luajtur në “Arena e Demave”, korçarët shënuan dy gola në pjesën e parë me anë të Ahanonu dhe Likës.

Megjithatë, në fraksionin e dytë verilindorët e trajnerit Stavri Nica reaguan dhe gjetën barazimin me anë të Zogos dhe Matheus Motta. Pas këtij barazimi, Skënderbeu mban vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e nëntë me 15 pikë.

Ndërkohë, Vllaznia mposhti Teutën në transfertë me rezultatin 1-0, me golin e shënua në minutën e katërt, nga Gruda. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë, me 17 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos