Huliganët e PSG sulmojnë lokalin me tifozë të Newcastle

Nga Erald Kodhelaj
28 Nëntor 2023, 10:31 | Futboll

Huliganët e PSG sulmojnë lokalin me tifozë të Newcastle

Tension në Francë përpara duelit vendimtar në Champions ndërmjet PSG dhe Newcastle.

Tifozët e skuadrës angleze u sulmuan nga huliganët vendas, teksa ishin grumbulluar në një lokal të kryeqytetit francez.

Gjatë incidenteve u shkatërruan tavolina dhe karrige, u hodhën tymëse dhe sende të forta, por mediat raportojnë edhe përdorimin e armëve. Niveli i rrezikut në ditën e ndeshjes është i lartë dhe të kujton incidentet përpara ndeshjes ndërmjet Milanit dhe PSG-së.

A2 CNN Livestream

Latest Videos