Mallorca e Muriqit merr 3 pikë të "rënda" për mbijetesën

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 23:50 | Futboll
Mallorca e Muriqit merr 3 pikë të "rënda" për

Mallorca ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë në La Liga.

Të udhëhequr nga kapiteni Vedat Muriqi, Mallorca fitoi në tranfertë ndaj Girona, me rezultatin minimal 0-1, shkruan A2.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Samu Costa, në minutën e 43.

Mallorca me këtë fitore shkon në kuotën e 38 pikëve, aq sa ka edhe Girona, duke u renditur në vendin e 15, 4 pikë më shumë se Sevilla e vendit të 18. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos