Pas humbjes në derbi, Partizani shkarkon trajnerin

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 16:03 | Futboll

Pas humbjes në derbi, Partizani shkarkon trajnerin

Oltijon Kërnaja nuk është më trjaner i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar këtë të enjte shkarimin e teknikut, pak ditë pas humbjes në derbin kundër Tiranës.

“FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi  vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Partizani dëshiron të falënderoj Oltijon Kërnajën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi”.

Partizani ndodhet momentalisht në vend të pestë në renditjen e Kategorisë Superiore, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i sezonit. “Të kuqtë” kanë 45 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt. Në 5 takimet e fundit, Partizani kishte arritur të merrte vetëm 2 barazime, duke i humbur 3 takimet e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos