Champions League, sot Atletico Madrid përballë Arsenal, emocionet e garantuara

Nga Dea Kozma
29 Prill 2026, 12:59 | Futboll

Champions League, sot Atletico Madrid përballë Arsenal, emocionet e

Sot dy gjigandë të tjerë si Atletiko Madrid dhe Arsenal do të zbresin në arenën e madhe të Champions League.

Në letër “Topçinjtë” konsiderohen favoritë mirëpo Atletico Madrid mund të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbi të gjitha ka qenë një forcë e fuqishme në sulm këtë sezon me 34 gola, më shumë se kurrë më parë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Arsenali ka një mbrojtje të hekurt, duke pësuar vetëm pesë gola në 12 ndeshjet e tyre në Champions League.

Dy klubet që ende kërkojnë titullin e parë në Ligën e Kampionëve, do të bëjnë çmos për të hedhur një hap më tej. Spektakli dhe emocionet janë të garantuara sot në orën 21:00 në stadiumin Metropolitano në Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos