Qazim Laçi dhe Sparta e Pragës janë vetëm një hap larg fazës së grupeve të Champions League.
Mesfushori shqiptar ishte titullar në ndeshjen e play-off ku ekipi i kryeqytetit çek fitoi 2 me 0 në trasfertë me Malmon. Laçi u zëvendësua në minutën e 68-të, edhe sepse pak çaste më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë për protesta ndaj arbitrit.
Kuqeziu tjetër i Spartës, Indrit Tuci qëndroi në stol. Në sfidat e tjera të Champions, Salzburgu fitoi 2 me 0 në transfertë me Dinamon e Kievit, teksa spikati fitorja 3 me 2 e Jang Bojs përballë turqve të Gallatasarajit. (A2 Televizion)