Ernest Muçi i pandalshëm në Turqi, shënon supergol dhe i jep fitoren Trabzonsporit

Nga A2 CNN
18 Janar 2026, 18:04 | Futboll

Ernest Muçi i pandalshëm në Turqi, shënon supergol dhe i

Ernest Muçi bëri sërish diferencën, shënuar golin e fitores në minutat shtesë për Trabzonsporin e duke i dhënë fitoren 2-1 ekipit të tij ndaj Kocaelispor.

Sulmuesi shqiptar shënoi një supergol nga distanca, duke treguar sërish klasin e tij, shkruan A2.

Përpos golit, Muçi zhvilloi një paraqitje mahnitëse duke kompletuar 34 pasime nga 35 të tentuara, si dhe goditi 4 herë portën.

Për shqiptarin, ky është goli i tetë në kampionatin turk, vetëm pesë më pak se Shomurodov i Basaksehir, i cili mban vendin e parë.

Ndërkohë, Trabzonspor mbetet në garën për titull duke zënë vendin e tretë me 38 pikë, pesë më pak se lideri Galatasaray. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos