Seria A, Milan mposht Comon dhe nuk lë Interin të "arratiset"

Nga A2 CNN
16 Janar 2026, 08:46 | Futboll

Seria A, Milan mposht Comon dhe nuk lë Interin të

Milani fitoi 1-3 ndaj Comos, duke u vënë në ndjekje të Interit në Serinë A.

Vendasit shënuan me Kempf në minutën e 10 dhe pjesën e parë skuadra e Fabregas e dominoi, me Maignan që shpëtoi në disa raste Milanin nga goli i dytë, shkruan A2CNN.

Por, në fundin e pjesës së parë, një top i humbur nga Como çoi në penalltinë e fituar nga Rabiot, me Nkunku që e shndërroi në gol 11-metërshin dhe barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë ishte Rabiot që shënoi dy gola, duke i dhënë kuqezinjve 3 pikët e arta që i çojnë të vetëm në vendin e dytë të klasifikimit, 3 pikë pas Interit dhe 3 pikë më shumë se Napoli i vendit të tretë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos