Spektakël dhe emocione, Barcelona mund Realin pas 120 minutash dhe fiton Kupën e Mbretit

Nga Dea Kozma
27 Prill 2025, 11:59 | Futboll

Spektakël dhe emocione, Barcelona mund Realin pas 120 minutash dhe fiton

Një finale spektakolare, ashtu siç i ka hije një “El Clasico”!

Barcelona fitoi 3-2 ndaj Real Madrid pas 120 minutash lojë dhe fitoi Kupën e Mbretit. Me Kylian Mbappe që e nisi nga stoli dhe Robert Lewandowski të dëmtuar, dy ekipet dhuruan një ndeshje të mbushur me emocione, ritëm dhe shumë tension.

Që në fillim Barcelona tentoi portën e Courtois, por as Yamal dhe as Kounde nuk e tundën rrjetën. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 28, me autor Pedrin që goditi fort jashtë zone dhe shpërtheu festën katalanase. Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë. Në fraksionin e dytë, madrilenët përmbysën gjithçka. Ancelotti aktivizoi të gjitha kartat e tij, duke futur në fushë edhe Mbappe, dhe ishte francezi që në minutën e 70 vendosi barazpeshën.

Pas tij, radha ishte e Tchouameni që vetëm pak më vonë përmbysi shifrat në 1-2 në favor të “Los Blancos”. Megjithatë, katalanasit nuk u dorëzuan dhe në 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt realizuan me Ferran Torres. Në minutën e 96, një episod i dyshimtë dhe që ngjalli shumë polemika ishte faulli në zonë ndaj Raphinha që arbitri fillimisht akordoi 11-metërsh dhe pas rikishimit dhe me sistemin VAR e quajti simulim të lojtarit.

Fituesi u vendos vetëm në shtesë. Kounde në minutën e 115 realizoi dhe shpërtheu festën katalanase. 

Kjo ishte finalja e dytë për këtë sezon që Barcelona arrin të mposhtë Real Madridin pas triumfit në Superkupën e Spanjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos