
Emocione dhe spektakël të garantuar do të ketë sot në mbrëmje në arenën e madhe të Champions League me ndeshjet e para cerekfinale. Ajo që nga të gjithë është quajtur një finale e parakohshme, Real Madrid-Bayern do të luajë sot aktin e parë në stadiumin Santiago Bernabeu.
Dy skuadra që përvec historisë e njohin mjaft mirë njëra-tjetrën pasi asnjë ekip nuk është përballur kaq shpesh në garën e UEFA-s, dhe kjo do të jetë përballje e 29-të midis Real Madridit dhe Bayernit që ofron po aq interes sa çdo takim tjetër i mëparshëm, shkruan A2.
Madrilenët kanë pasur më shumë sukses në ndeshjet e fundit kokë më kokë. Në 9 përballjet e fundit kundër Bajernt, Reali është i pamposhtur me 7 fitore dhe 2 barazime. Trajneri bavarez Vincent Kompany kthehet në një stadium ku nuk mundi të fitonte si futbollist, duke sjellë një ekip mjaftueshëm të fuqishëm për të qenë përballë Los Blancos. Por Real Madridi në Ligën e Kampionëve, kurrë nuk duhet të nënvlerësuar dhe detyra do të jetë e vështirë.
Sa i përket organikës së dy skuadrave, te madrilenët mundon Ceballos, Courtois, Mendy dhe Rodrygo ndërsa Bayern do të zbresi në fushë me grupin e plotë dhe me formacionin më të mirë.
Në anën tjetër, Sporting kërkon të bëjë surprizën përballë Arsenalit në shtëpi. Portugezët nuk kanë presionin mbi supe dhe do të futen në fushë të bëjnë gjithcka për të marrë maksimumin.
Te “Topçinjtë” vuajnë mungesën e Eze, Merino, Saka dhe Timber, megjithatë në ndeshje të tilla nuk ka justifikime dhe çdo lojtar do të luftojë për tre pikë.
Të dyja takimet do të luhen sot prej orës 21:00.
Ndërsa të mërkurën janë programuar dhe dy takimet e tjera: Paris Saint Germain- Liverpool, ndërsa Barcelona përballet me Atleticon, në Madrid. (A2 Televizion)