Edhe takimet në Europa League rezervojnë spektakël dhe disa ekipe mund të sigurojnë që sot një biletë për në fazën tjetër.
Atalanta e Berat Gjimshitit mund të hipotekojë kualifikimin sot, teksa përballet me Sporting Lisbonë. Bergamaskët aktualisht udhëheqin grupin D me 10 pikë, ndërsa portugezët janë 3 pikë më pak.
Edhe Roma mund të luajë sot për kualifikimin më tej. Verdhekuqtë përballen me zviceranët e Servete që në takimin e parë mes tyre e mundën me rezultatin 4-0. Në takimin tjetër të grupit, Slavia e Pragës do të përballet me Sherif Tiraspolin, moldavët që në këto 4 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 1 pikë.
Ndeshje e bukur pritet të jetë dhe ajo mes Marseille dhe Ajax. Holandezët edhe pse i kanë shuar të gjitha shpresat për kualifikim, do të bëjnë çmos për një rezultat pozitiv. Ndërsa francezët, synim kanë ta mbyllin si kryesues grupin. Në takimin tjetër Brighton përballet me grekët e AEK.
Edhe në grupin C, llogaritë janë të hapura. Real Betis luan për të siguruar kalimin më tej, përballë Spartës së Pragës, ndërsa Raingers luan me Aris Limasol.
Edhe Liverpool mund të marrë sot biletën për më tej. The Reds përballen me LASK dhe në rast të një suksesi, mund të siguronin kualifikimin nga faza e grupeve. Ndërkohë dhe takimi tjetër do të jetë një ndeshje direkte për kualifikimin më tej. Union Royal përballet me Toulouse dhe cila skuadër fiton mund të ishte një hap larg kalimit më tej. (A2 Televizion)