Festë për Interin edhe në Tiranë, amfiteatri vishet zikaltër

Nga Erald Kodhelaj
23 Prill 2024, 11:37 | Futboll

Festë për titullin kampion të Interit kishte edhe në Shqipëri. Tifozët e Interit u mblodhën në mënyrë të organizuar për të ndjekur derbin me Milanin në Amfiteatrin që ndodhet në Liqenin Artificial të Tiranës.

Dhjetëra-qindra mbështetës festuan në çdo gol të shënuar nga skuadra e Inzagit dhe në fund shpërtheu entuziazmi për titullin kampion.

Mes thirrjeve të festës nuk munguan as ironitë me rivalët e Milanit, duke kënduar “Pioli is on Fire”, kënga e përdorur nga tifozët kuqezi në festën e dy vjetëve më parë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos