Festat e fundvitit, jo vetëm ardhje në atdhe, por dhe largime prej tij

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 14:12 | Aktualitet

Fluksi për festat e fundvitit ne pikat kufitare te vendit vijon. Hyrjet nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Kapshticës, ku vetwm gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ndërsa kanë dalë 2 431 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve, Policia Kufitare po operon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, ku përfshihet edhe korsia e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku fluksi vijon të jetë i lartë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë 3 260 shtetas dhe kanë dalë 3 177 shtetas.

Fluksi vazhdon edhe në portin detar të Vlorës. 446 pasagjerë kanë hyrë në këtë portë mëngjesin e kësaj të shtune. Gjithashtu kanë hyrë edhe 109 autovetura si dhe kamion dhe autobusë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos