Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano mundi me penallti surprizën e këtij sezoni në Itali, Bolonjën dhe siguroi një vend mes katër më të mirëve.
Një ndeshje e luftuar e veçanërisht nga Bolonja që përveç rasteve të shumta, goditi dhe shtyllën me Zirkzee.
Megjithatë, koha e rregullt dhe shtesa nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Aty vjollcët i shënuan 5 herë ndërsa te Bolonja gabuan me Posh. Kaq mjaftoi që Fiorentina të kualifikohej më tej dhe tani të përballet me fituesin e çiftit Milan-Atalanta. (A2 Televizion)