Fitore me përmbysje, Liverpool arratiset në krye të Premier League

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 23:07 | Futboll

Fitore me përmbysje, Liverpool arratiset në krye të Premier

Liverpool ka marrë arratinë në krye të Premier League.

"Të kuqtë" e trajnerit Arne Slot triumfuan me përmbysje 3-1 ndaj Leicester, duke thelluar diferencën në +7 nga Chelsea, me një ndeshje më pak se "Blutë e Londrës". 

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ayew në minutën e 6, ndërkohë që Cody Gakpo vendosi baraspeshën në minutën e 46. 

Fragmenti i dytë i lojës foli për Liverpool, që shënoi dy herë të tjera me Jones në minutën e 49 dhe Salah që “vulosi” triumfin.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos