Fitorja me Gjeorgjinë në transfertë, Shqipëria ngjit dy vende në renditjen e FIFA-s

Nga A2 CNN
24 Tetor 2024, 11:09 | Futboll

Fitorja me Gjeorgjinë në transfertë, Shqipëria ngjit dy

Kombëtarja shqiptare është ngjitur dy pozicione më lart në renditjen e FIFA-s, pas fitores në transfertën e vështirë të Tbilisit.

Nga vendi i 67 tani Shqipëria renditet në vendin e 65, pas suksesit me rezultatin 0-1 përballë Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve, shkruan A2.

Shqipëria triumfoi në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën, raporton A2.

Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor.

Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe Kombëtarja është në garë për vendin e parë në grupin B1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos