Flamurtari barazon me Korabin dhe siguron finalen

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 10:19 | Futboll

Flamurtari barazon me Korabin dhe siguron finalen

Flamurtari-Apolonia është finalja e Play Off-it në Kategorinë e Parë.

Vlonjatët barazuan pa gola me Korabin në shtëpi megjithatë kaq i mjaftoi për të kaluar në finalen e “play off”, pasi është e avantazhuar prej renditjes më të mirë në klasifikimin përfundimtar të Kategorisë së Parë.

Vendasit dhe pse dominuan lojën dhe kishin disa raste të pastra për shënim në fund nuk ia dolën të tundnin rrjetën.

Ne kampin vlonjat ka optimizëm dhe objektiv kryesor mbetet ngjitja në elitë. Një skuadër e ndërtuar që në fillim me një projekt ambicioz kërkon rikthimin sa më parë në Superligën Shqiptare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos