Vllaznia-Egnatia është finalja e madhe e këtij edicioni në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit rrëmbyen biletën e finales pas një barazimi pa gola ndaj Partizanit në ndeshjen e zhvilluar në Arenën Kombëtare.
Kampionët në fuqi të Egnatias arritën në menaxhojnë në mënyrë të përkryer një takim nga i cili edhe barazimi i çonte në finale, duke qenë se në pjesën e rregullt të sezonit u renditën në vendin e parë, ndërsa Partizani në vendin e katërt.
Ndërkohë, Partizani u zgjua vetëm në minutat e shtesës për të kërkuar golin që do t’i çonte në finale, por tentativat ishin shumë të vakëta.
Tashmë finalja e madhe Vllaznia-Egnatia do të zhvillohet në Arenën Kombëtare për të përcaktuar kampionët e Shqipërisë në këtë sezon. (A2 Televizion)