Fotot shqetësuese, gjuri i fashuar, frikë edhe për Kristjan Asllanin

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2024, 12:39 | Futboll

Fotot shqetësuese, gjuri i fashuar, frikë edhe për Kristjan

Në seancën e parë të Kombëtares, përveç lajmeve aspak të mira për mungesat, shqetësim shkaktuan edhe fotografitë e Kristjan Asllanit.

Ylli i Interit është stërvitur me gjurin e djathtë të fashuar, madje në një moment ka qëndruar me një prej pjesëtarëve të stafit mjekësor. Asllani e ka zhvilluar normalisht stërvitjen, por edhe lojën brenda ekipit, duke treguar se është ende në gjendje t’ia dalë.

Gjithsesi, pamjet e gjurit të tij krijojnë shqetësim të ligjshëm për faktin nëse mesfushori mund të luajë apo jo kundër Çekisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos