Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Bares, tjetër “eliminim” nga lista e Kombëtares

Nga Erald Kodhelaj
11 Nëntor 2024, 19:21 | Futboll

Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Bares, tjetër “eliminim” nga

Katër mungesa të mëdha për duelet vendimtare në Nations League. Kombëtarja ka humbur shërbimet e kapitenit Berat Gjimshiti, mbrojtësit tjetër Marash Kumbulla, mesfushorit Keidi Bare dhe sulmuesit Rey Manaj.

Stafi i kuqezinjve konfirmoi se të katërt këta futbollistë nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjet e 16 nëntorit, kundër Republikës Çeke dhe ndaj Ukrainës në datën 19 nëntor. Dëmtimet e pësuara e kanë bërë të pamundur që Gjimshiti, Kumbulla, Bare apo Manaj të japin kontributin për Kombëtaren.

Për kapitenin 31-vjeçar vijon fati i keq i këtij fillimitë sezonit. Kjo për faktin se Gjimshiti nuk do të luajë për herë të tretë me radhë, pas dëmtimit në kaviljen e djathtë në Serie A me Atalantën. Prej pjesëmarrjes në Euro 2024, ai ka munguar në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni në Nations League.

Edhe pse u shpresua deri në momentin e fundit, pas kontrolleve të specializuara për të kuptuar nëse do të mund të ishte pjesë e skuadrës, mjekët e Kombëtares vendosën që edhe Rey Manaj të mos jetë pjesë e ekipit.

Duke vlerësuar mungesat, për stërvitjen e parë, Sylvinho grumbulloi disa lojtarë nga ekipi Shpresa dhe nga kampionati, mjaftueshëm sa për të plotësuar grupin. Ndërkohë, në ekipin kuqezi u thirrën me urgjencë Adrian Bajrami, Jon Mersinaj dhe Arbnor Muja. Të tre këta lojtarë do të jenë nën urdhërat e trajnerit prej kësaj të marte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos