Seanca e parë stërvitore, kombëtarja ndan fushën me Shpresat e Alban Bushit

Nga Dea Kozma
11 Nëntor 2024, 16:21 | Futboll

Seanca e parë stërvitore, kombëtarja ndan fushën me Shpresat

Seanca e parë stërvitore me grup të përgjysmuar u shoqërua me një fakt shumë interesant, që nuk është parë ndonjëherë.

Skuadra e Sylvinho ka ndarë fushën me kuqezinjtë e vegjël të Alban Bushit ndërsa nuk ka munguar dhe një takim i ngrohtë mes dy trajnerëve.

Pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve ishin dhe talente nga Superliga shqiptare, tre lojtarë nga Dinamo, tre nga Teuta dhe një nga Tirana ndërsa nuk munguan dhe disa futbollistë nga Apolonia apo Vora, të cilët janë thirrur vetëm për stërvitje.

Ndërkohë Federata ka nisur punën dhe për vendosjen e stolave të rinj në tribunën jugore të Arenës Kombëtare, ku do të jenë tifozët kuqezi, por edhe në disa pjesë të tribunës karshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos