Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes sot është Kroaci–Spanjë, duel i vlefshëm për Grupin A3 të Nations League.
Spanja shkon në këtë përballje me një avantazh të madh në klasifikim dhe me një nisje perfekte të kompeticionit, ndërsa Kroacia është përballë një situate krejt tjetër.
Spanja ka fituar të tre ndeshjet e para të grupit: 3-2 ndaj Anglisë në ëembley, 4-1 ndaj Kroacisë dhe 3-1 ndaj Çekisë. Me 9 pikë, kampionët në fuqi të Europës kryesojnë grupin, ndërsa Anglia është e dyta me 6 pikë, shkruan A2.
Në krahun tjetër, Kroacia vjen pas dy goditjeve të rënda. Fillimisht humbi 4-1 ndaj Spanjës, ndërsa më pas pësoi një nga humbjet më të thella në historinë e saj, 7-0 ndaj Anglisë në Rijeka. Për ketë arsye skuadra kroate është në kërkim të një reagimi të menjëhershëm.
Në fakt, sfida e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte vetëm pak ditë më parë. Në përballjen e 29 shtatorit, Spanja triumfoi 4-1, me Lamine Yamal që shënoi dy gola.
Tani situata është edhe më interesante, sepse Kroacia duhet të luajë përballë një Spanjë që ka fituar çdo ndeshje dhe ka treguar një ofensivë të frikshme. Për vendasit, objektivi është jo vetëm marrja e pikëve, por edhe rikthimi i besimit pas katastrofës 7-0 ndaj Anglisë.
Për Spanjën, ndeshja është një mundësi për të vazhduar serinë perfekte dhe për të bërë një hap tjetër drejt sigurimit të kreut të grupit. Për Kroacinë, është pothuajse një ndeshje karakteri: pas 11 golave të pësuar në dy ndeshjet e fundit.
Në të njëjtën mbrëmje luhet edhe Angli–Çeki, ndaj rezultatet e të dyja sfidave mund të ndikojnë ndjeshëm në garën për kreun dhe vendet që të çojnë në fazën e ardhshme. (A2 Televizion)