Rikthehet futbolli shqiptar, sot Kupa e Shqipërisë me tre përballje

Nga Dea Kozma
6 Tetor 2026, 14:37 | Futboll

Pas ndërprerjes së aktivitetit të kampionatit, futbolli shqiptar rikthehet në fushë me Kupën e Shqipërisë me ndeshjet e turit të parë.

Në këtë fazë do të zhvillohen gjithsej 16 përballje, me tri prej tyre që luhen sot dhe 13 të tjerat më 7 tetor.

Të gjitha ndeshjet janë programuar në orën 13:30.

Sot Flamurtari do të përballet me Gramshin, dhe Skënderbeu, që pret Naftëtarin. Në të njëjtën ditë luhet edhe Besëlidhja–Sopoti, shkruan A2.

Pjesa tjetër e ndeshjeve do të zhvillohet të mërkurënNë këtë tur marrin pjesë ekipet e renditura në vendet 9 dhe 10 të Superiores sezonin e kaluar, skuadra nga Kategoria e Parë dhe e Dytë, si edhe dy ekipet që kaluan turin paraeliminator.

Ndërkohë, tetë ekipet e para të Superiores të sezonit të kaluar hyjnë në garë direkt nga faza 1/8. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos